Degjo Online Mbylle

Radio K4 on Facebook

Our Favourite of the Week



MOVIE BOX

Find more about Weather in Pristina, KV
Click for weather forecast


Piktorja Ardiana Shasivari Kika vlerësohet për punën e saj në Gjermani

13.09.18

Në mesin e 64 artistëve nga 19 nacionalitete të ndryshme të botës, piktorja kosovare Ardiana Shasivari Kika, u shpërblye me vendin e dytë në Bienalen e Hamburgut në Gjermani.

Dëgjoja emrin tim, por nuk e dija që po bëhej fjalë për një çmim shumë të madh“, tha Ardiana Shasivari Kika, e cila shpalosi ekskluzivisht për Radio KFOR-in emocionet e saja për vlerësimin që ju bë në Gjermani.

„Emocionet janë të ngatërruara edhe sot edhe atë ditë kur mu nda çmimi i dytë, më mesin e gjithë atyre artistëve të talentuar dhe të dëshmuar në shtetet e tyre. Ishte shumë interesante, meqenëse duke mos e njohur gjuhën gjermane, e dëgjoja emrin tim por asesi të kuptoja se po bëhej fjalë për një vlerësim kaq të lartë”, theksoi artistja Shasivari Kika.

Ajo çfarë paraqet sukses në këtë pjesëmarrje për artisten Kika, është fakti që ‘Galeria Kan’, shënon 10 vjetorin e hapjes, andaj për këtë jubile, ata kanë vendosur që ekspozitën e fituesit, ku hynë edhe punimi i saj, ta prezantojnë në Principatën e Monacos.


 



Lexo më Shumë