“DokuFest”, përveç që qytetin e Prizrenit e ka rikthyer në arenë ndërkombëtare të filmit, ai po ofron edhe një sërë aktivitetesh të tjera.
Sot (06 gusht), tek “Kalaja e Prizrenit” , me fillim nga ora 18:30, të pranishmit kanë mundësi që të bëhen pjesë e seancave të “Yoga”-s, falas, kjo falë bashkëpunimit të “DokuFest”-it me “Sporting”.
“Yoga”, për të gjitha moshat, do të ketë çdo pasdite, deri më 7 gusht, në orarin 18:30-19:30, në “Kalanë e Prizrenit” me “FlorYogan” mbështetur nga “Sporting” ,duke iu mundësuar të pranishmëve që të shijojnë perëndimit e diellit nga një pamje madhështore e qytetit.