“SYTË” është një grup i veçantë nga Prishtina, i cili tashmë ka një katërshe të njohur për publikun, kjo falë rrymës interesante të muzikës dhe stilit të veçantë që ata ofrojnë.
Së fundi, grupi i cili përbëhet nga vokalistja Nita Kaja, nga producenti Drin Tashi, Fatlind Ferati (bas) dhe Granit Havolli (bateri) kanë sjellur projektin e ri muzikor të titulluar “Feel it All”.
Edhe me këtë këngë, grupi, i ka qëndruar besnik zhanrit që kultivon, ndërsa se çka paraqet kjo këngë, producenti Drin Tashi, për Radio KFOR-in tha: “Feel It All”, përshkruan një thirrje hyjnore për të filluar një udhëtim të vetëdijes: hipur në valë dashurie, ëndrrash dhe kujtimesh, të vetëdijshme dhe të harruara, derisa egoja të dorëzohet dhe trupi të bëhet një rrugëkalim pranues për të gjitha gjërat, të rrjedhin dhe të ndjehen”.
Grupi “SYTË” u bë i njohur për publikun me këngën “EP”, në korrik, të vitit 2018, e për të vazhduar tutje me suksesin e tij. Këngën e fundit “Feel it All” nga grupi muzikor “SYTË” mund ta dëgjoni këtu: