Të gjithë e dimë se dalja dhe shëtitja në natyrë, na bën mirë të gjithëve. Përpiquni të ushtroni jashtë sa më shumë që të jetë e mundur. Bëni shëtitje jashtë, vrapim ose udhëtim me biçikletë, thjesht mos harroni të vendosni një maskë ose të ruani një distancë të sigurt nga të tjerët, këtë në fakt e rekomandojnë edhe ekspertët në gjithë botën.
Për të mësuar për rëndësinë që kanë ushtrimet edhe në kohë pandemie, Radio KFOR-i ka kontaktuar trajnerin e fitnesit, Dior Povataj: “Edukimi sportiv duhet të instalohet edhe nëpër shkolla fillore dhe të mesme, të bëhet një trend sepse përmes ushtrimeve ne kemi shumë përfitime, e njëra ndër to është disiplina që ti krijon për veten tënde dhe ajo mundëson që ju të keni jetë më të lumtur.”
Trajneri Povataj, gjithashtu shtoi se edukimi fizik dhe sportiv, sikur çdo disiplinë tjetër, ndikon në formimin e personalitetit të të rinjve, duke u mundësuar atyre pjesëmarrje aktive në aktivitetet shoqërore.