Për të përfituar sa më shumë energji në një kohë të shkurtër duhet të zgjidhni ushqimet e duhura. Të quajtura ndryshe si super ushqime, ato përmbajnë proteina, hekur, kalcium, vitaminë C dhe grupin e karbohidrateve komplekse.
Do të ju prezantojmë disa nga këto produkte të cilat mund ti konsumoni qe pastaj të ndiheni më të fuqishëm gjatë orëve në vazhdim.
– Çaji bimor përmban një sërë përfitimesh për shëndetin dhe lëkurën. Provoni çajin jeshil në vend të kafes kur keni nevojë t’u furnizuar me energji.
– Bananet kanë sasi të larta të proteinave dhe janë burim i kaliumit. Ato ndihmojnë që funksionet nervore të operojnë siç duhet.
– Kungulli është një nga super ushqimet që njihet për vlerat e larta që përmban. Farat e tij janë të pasura me vitaminë A dhe minerale si mangani, zinku, bakri dhe magnezi. Këto minerale janë shumë të mira për shëndetin e kockave dhe rritjen e forcës trupore.
– Bajamet janë furnizues fantastikë të energjisë dhe të elementëve që nxisin kujtesën. Bajamet janë gjithashtu burim i vitaminës E dhe acideve yndyrore Omega-3.
– Portokalli është i pasur me vitaminë C dhe kalium, portokalli siguron energji në mënyrë të vazhdueshme.
Në të gjitha këto ushqime ju mund të ndjeni ndryshimin në trupin tuaj se si do të filloj të funksionoj më shpejt po ashtu ju do të jeni më aktiv sepse trupi juaj ka energjinë e duhur për të vazhduar diten.