Një nga artistët më të mirë në gjithë botën do të jetë pjesë e serisë së koncerteve Rave Virtual. STEPHAN MÖLLER vjen me një performancë virtuale për të gjithë fansat e muzikës klasike.
Emri i tij u bë i njohur për publikun pikërisht në vitin 1985 kur triumfoi në Konkursin Ndërkombëtar të Beethoven në Vjenë. Më pas ka performuar në Japoni, Kinë, Amerikën e Veriut dhe të Jugut, si dhe në të gjithë Evropën.
Stephan Möller është përqendruar në interpretimin e klasikëve Vjenezë, në vecanti të 32 sonatave të Beethoven të cilat i ka interpretuar tërësisht në ciklet e koncerteve.
Performancën e tij të bukur mund ta shijoni, këtë të diel nga ora 21:00 në Facebook na faqen zyrtare të: Rave, Radio K4 dhe LET`S CML.