Buron Stanovci sinonim i suksesit, i cili është vetëm 13 vjeçar paraqet shembullin më të mirë të të rinjëve të suksesshëm. Buroni filloi të luante futboll që nga mosha 5 vjeçare duke arritur tani të bëhet lider i skuadrës së tij në klubin futbollistik ‘2 Korriku’ në Prishtinë në kategorinë U13. Pa dyshim, që meritë e suksesit të tij janë këmbëngulja, disiplina dhe dashuria e madhe e tij për këtë sport.
Buroni përveç që me të drejtë mund të jetë një nga lojtarët më të sukseshëm në të ardhmen, ai po ashtu, këtë vit është shpërblyer në turneun e minikadetëve në klubin e pingpongut ‘Priping’, duke treguar talentin e tij edhe në këtë sport.
Buroni për të gjithë të rinjët e Kosovës ndau një mesazh motivues duke ftuar të gjithë të merren me aktivitete të ndryshme dhe të mos dorëzohen asnjëherë nga ëndërrat e tyre:
“Sporti më ka ndihmuar në shumë aspekte, jo vetëm në aspektin fizik por edhe në disiplinë, koncentrim, në mësimet në shkollë dhe më ka bërë të jap më të mirën nga vetja. Unë në fillim, nuk kam qenë kaq i suksesshëm sa jam tani por me këmbëngulje, shumë punë dhe përkushtim arrita që të prek ëndërrat e mia dhe do të vazhdoj t’i realizoj ato edhe më tej. Prandaj, mos u dorëzoni asnjëherë edhe kur mendoni që keni dështuar vazhdoni dhe me punë do të arrini çdo gjë”.
Përveç angazhimeve të shumta në futboll, Buroni është edhe një nxënës i mirë i cili dëshmon se me përkushtim dhe punë mund të arrijmë të prekim të gjitha ëndërrat dhe ambiciet tona në jetë.