Qyteti i bukur i Prizrenit , sot dhe nesër (28 dhe 29 gusht) nga ora 17:00, do të jetë i përfshirë nga tinguj muzikor, përmes Festivalit të muzikës tradicionale “Nibet Fest”, i cili organizohet për herë të pestë me radhë.
Me këtë rast, Radio KFOR-i intervistoi drejtorin e Organizatës Joqeveritare “Katedra e Mendjes së Lirë”, Masar Shashivari, nga e cila shkëpusim paragrafin ku tregohet për qëllimin dhe përmbajtjen e këtij festivali.
“Qëllimi i këtij festivali është gërshetimi i muzikës Nibet, që është një potpuri e melodive të vjetra tradicionale me muzikën e sotme moderne, në mënyrë që kështu të avancojmë këtë lloj të muzikës. Tema e sivjetme e këtij festivali është “Kartolina e Prizrenit me Nibet Music”, është shprehur mes tjerash z. Shashivari.
“Nibet Fest” sponsorizohet nga Ministria e Kulturës dhe nga Drejtoria e Turizmit e Komunës së Prizrenit.