Fillimi zyrtar i shënimit të “Ditës së të Drejtave të Njeriut”, daton që nga viti 1950, kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, miratoi rezolutën e cila ftoi shtetet dhe organizatat e interesuara, të miratojnë datën 10 dhjetor, si “Ditë Zyrtare të Shënimit të të Drejtave të Njeriut”.
Pasi që Asambleja e Përgjithshme e miratoi Deklaratën në fjalë, ajo u shpall si një standard i përbashkët i arritjeve për të gjithë popujt dhe të gjitha kombet, drejt të cilit individët dhe shoqëritë duhet të përpiqen me masa progresive, kombëtare dhe ndërkombëtare, për të siguruar njohjen e tyre universale, efektive dhe respektimin e tyre.
Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut përmban një gamë të gjerë të drejtash dhe lirish themelore, të cilat të gjithë njerëzit pa dallim, duhet ti gëzojnë. Ajo garanton të drejtat e çdo individi kudo, pa dallim në bazë kombësie, vendbanimi, gjinie, origjine kombëtare ose etnike, besimi, gjuhe, apo çdo statusi tjetër.
Të drejtat e njeriut duhet t’u mësohen fëmijëve qysh në moshë të re, në mënyrë që bota të ketë një të ardhme më të mirë.