Përveç lehtësirave të përditshme, zhvillimi teknologjik shpesh ka prodhuar edhe pajsisje shumë të shtrenjta dhe tejet interesante. Sot, në përmbledhjen teknologjike do të sjellim disa nga pajisjet teknologjike, më të shtrenjta sa i përket çmimit të shitjes.
E fillojmë me pajisjen ‘10 Gold iPad Supreme’. Janë vetëm 10 iPad të këtij lloji në treg dhe çmimi për një të tillë është 190.000 dollarë. Pjesa e pasme dhe korniza e këtij iPad-i, janë të përbëra nga floriri 22 karatësh dhe diamante 25 karatësh. Vetëm logo e Apple në pjesën e pasme, ka 53 diamante 22 karatësh.
Telefoni Diamond Blackberry Amosu Curva, është po ashtu një prej pajisjeve më të shtrenjta dhe një të tillë e gjeni në treg, në vlerë të 240.000 dollarëve.
Alexander Amosu, një krijues britanik i produkteve të luksit, ofron një telefon BalackBerry Curve 8900 prej diamanti. Në total telefoni në pjesën e pasme përmban 4.459 diamante 28 karatësh dhe në atë përparme.
E nëse dëshironi ta keni një Sony Playstation 3 Supreme, për të duhet të paguani 331.500 dollarë. PlayStation 3 nga Sony mund të jetë vjetruar shumë, por Stuart Hughes e ka bërë pajisjen të paharrueshme për lojtarët dhe Sony PlayStation 3 Supreme, është i përbërë nga floriri 22 karatësh, që përmban 58 diamante 22 karatësh.
Në listën e gjatë të pajisjeve të shtrenjta teknologjike, e gjejmë edhe iPhone 5 Black Diamond, çmimi i të cilit është 15 milionë dollar. I përbërë nga 135 gram flori 24 karatësh, pjesa anësore e këtij iPhone përmban 600 diamante të vegjël, ndërsa logo e Apple ka 53 diamante të tillë.