-Me datën 10 dhjetor, të vitit 1983, Paul McCartney dhe Michael Jackson filluan një garë gjashtë-javore në pozitën e parë, në tabelën e këngëve amerikane Billboard, me duetin “Say Say Say”.
-Me datën 10 dhjetor, të vitit 2009, Led Zeppelin luajtën një shfaqje në ‘O2 Arena’, në Londër dhe ky koncert konsiderohet si ribashkimi më i madh në historinë e rock-ut.
-Në këtë datë, të vitit 2016, Bob Dylan pranoi çmimin Nobel për letërsi. Ai nuk mori pjesë në ceremoni, por dërgoi një fjalim të hollësishëm që u lexua nga ambasadori amerikan në Suedi.
-Në po këtë datë, të vitit 2010, u publikua albumi i parë nga Michael Jackson, pas vdekjes së tij, i titulluar ‘Michael’.