Nga data 02 gusht, Policia e Kosovës ka nisur për herë të implementimin e projektit ‘Patrulla Inteligjente’, në tërë Kosovën.
Për të mësuar më shumë detaje rreth mbarëvajtjes dhe funksionit të këtij projekti, Radio KFOR-i realizoi një intervistë me Drejtorin e Divizionit të Komunikacionit Rrugor, z. Jeton Rexhepi, i cili mes tjerash nënvizoi: “Përmes këtij projekti mundësojmë identifikimin e kundërvajtjeve të ndryshme, duke filluar nga shpejtësia e makinave në lëvizje, po ashtu dhe kur vetura është e ndaluar. Identifikimi i shkeljeve të rregullave në trafik, në kohë reale do të dërgohet në data bazën e krijuar nga Policia e Kosovës. Nëpërmjet këtij sistemi do të bëhet leximi i targave, ku dihen se cilat janë mjetet e regjistruara dhe cilat janë të paregjistruara ose mjete të vjedhura, targat e vjedhura apo ato të cilat nuk përkojnë me automjetin në të cilin janë vendosur. Përpos kësaj, pajisja ka edhe një tjetër funksion me rëndësi, ajo mund të identifikojë një veturë në lëvizje persona të kërkuar nga Policia dhe të sinjalizoj përmes kësaj pajisjeje. Mjetet dhe personat të cilët janë të kërkuar, mund t’i identifikojnë dhe të bëjë një alarm që vetura ose x personi është në kërkim ose dhe për shoferët që kanë masën e ndalimit për të drejtuar veturën”, ka sqaruar kështu z. Rexhepi.
Përndryshe, ky projekt do të ndikojë në uljen e aksidenteve me fatalitet dhe kjo pajisje nuk amniston asnjë thyerje të rregullave në trafik dhe gjithçka do të incizohet në data bazën e Policisë së Kosovës.