– Me 4 gusht të vitit 2017, kënga ‘Despacito’ e realizuar nga këngëtarët, Luis Fonsi dhe Justin Bieber, u bë videoja më e shikuar ndonjëherë në YouTube, duke tejkaluar bashkëpunimin e Wiz Khalifa dhe Charlie Puth, me këngën ‘See You Again’, e cila arriti afro 3 miliardë shikime në vetëm shtatë muaj.
– Në këtë datë, të vitit 1994, reperi The Notorious B.I.G. ishte martuar me këngëtaren e zhanrit R&B, Faith Evans.
– Me 4 gusht, të vitit 2021, revista Forbes e shpalli këngëtaren Rihanna, këngëtaren më të pasur. Pasuria e saj prej 1.7 miliardë dollarësh, ishte afërsisht dyfishi i pasurisë së Madonës, e cila është e dyta në listë. Shumica e fitimeve të Rihanna-s janë nga linja e saj ‘Fenty Beauty’.