27 Tetori shënon Ditën Botërore të Trashëgimisë Audiovizuale. Kjo ditë është shpallur në vitin 1980 nga UNESCO, ndërsa ka për qëllim vetëdijesimin për rëndësinë e mbrojtjes së trashëgimisë audiovizuale.
Artisti, Bujar Berisha, për Radio KFOR-in flet për rëndësinë e kësaj trashëgimie dhe ndikimin e saj në identitetin kulturor.
“Normal që ruajtja e çdo informate është e rëndësishme, sepse historia ndërtohet duke u bazuar në informata të sakta dhe dokumente të sakta. Një prej tyre është edhe trashëgimia audiovizuale… Duhet të ruhet trashëgimia se ajo është historia jonë, ajo jemi ne, s’na duhet e ardhmja nëse e kemi shkatërruar të kaluarën, s’kemi çka të tregojmë. Identitetin nuk mundemi me ndërtu në ajër, duhet me kriju me një themel, me një bazë diku”, tha Berisha për Radio KFOR-in.
Për shënimin e kësaj dite, për këtë vit, temë kyçe nga UNESCO do të jetë “Angazhimi i të kaluarës përmes tingullit dhe imazheve”.
Kjo ditë, vitin e kaluar është shënuar edhe tek ne, nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me temë “Rrëfimi juaj po lëviz”.