“Një copëz argëtimi” ishte koncerti që Filhamornia e Kosovës ia dhuroi sot fëmijëve të moshave 7 deri 11 vjeç, i cili u mbajt në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, në Prishtinë, në ora 12:00.
Gjatë këtij koncerti u interpretuan këngë të ndryshme për fëmijë, siç ishin “Zogjtë në Kafazë”, “Gomarët e egër të shpejtë”, “Breshkat”, “Akuariumi”, Kangurët”, “Qyqja në thellësinë e pyjeve”, “Mjellma”, etj.
Ky koncert ishte një hap drejt intensifikimit të paraqitjeve të tilla, me qëllim të përfshirjes sa me të madhe të fëmijëve në koncerte dhe afrimin e tyre me muzikën.
Pjesëmarrës në këtë koncert ishin qindra fëmijë të shkollave të ndryshme fillore të Prishtinës, të cilët shijuan koncertin e bukur të Filarmonisë së Kosovës.