Përrallat dhe tregimet janë shumë të rëndësishme në zhvillimin e imagjinatës së çdo fëmije. Përmes këtyre tregimeve ne e shfaqim botën para tyre.
Efekti pozitiv i përrallave tek fëmijët është dalluar kohë më parë, por viteve të fundit psikologë nga e gjithë bota kanë gjetur edhe efekte negative të këtyre tregimeve.
Ata thonë se këto tregime ndikojnë keq kur gratë paraqiten si krijesa të liga ose të dobëta, mund të theksojmë një, roli i shtrigës që helmoi Auroren. Në raste tjera, pikërisht në këto përralla, gratë paraqiten në role pasive, të cilat mund të shpëtohen vetëm nga rolet burrërore.
Sipas psikologëve kjo ndikon keq në mënyrën e të menduarit të fëmijës, sepse pikërisht në këtë fazë fillon edhe ndërtimi i personalitetit të tyre.
Për fat të mire, tregimet kanë edhe efekte pozitive, sepse përmes tyre fëmijët e shohin se e mira gjithmonë triumfon mbi të keqen, pastaj fëmijët e kuptojnë që edhe pengesat më të mëdha në jetë tejkalohen nga njerëz të thjeshtë dhe mbi të gjitha e zhvillojnë edhe më shumë imagjinatën e tyre.