Më 28 nëntor të çdo viti, entuziastët e shkencës dhe astronomët shënojnë “Ditën e Planetit të Kuq” ose “Ditën e Planetit Mars” që njihet si një nga planetët më intrigues në sistemin tonë diellor.
Marsi, i njohur edhe si “Planet i Kuq” për ngjyrën e tij karakteristike, ka qenë subjekt i shumë hulumtimeve dhe eksplorimeve nga njerëzit ndër shekuj. Kjo ditë, na shërben si një rast i mirë për të reflektuar mbi historinë dhe zhvillimet më të fundit në kërkimin tonë për të kuptuar misteret e këtij planeti të largët.
Një nga momentet kulmore të eksplorimit të Marsit, është arritja e robotit të NASA-s, “Perseverance” në shkurt të vitit 2021. Ky robot eksplorues kishte për detyrë të kërkojë shenja të mundshme të jetës së mëparshme dhe të mbledhë mostra nga sipërfaqja e Marsit. Këto prova mund të jenë kyçe për të kuptuar historinë e planetit dhe mundësitë e një jete të kaluar.