– Me 28 nëntor, të vitit 1992, këngëtarja dhe aktorja amerikane, Whitney Houston filloi qëndrimin rekord, 14-javor në krye të ‘Billboard Hot 100’, me këngën “I Will Always Love You”.
– Me 28 nëntor, të vitit 1960, këngëtari dhe aktori amerikan, i njohur si “Mbret i Rock and Roll-it”, Elvis Presley filloi qëndrimin 6 javor, në pozitën e parë të këngëve më të mira në Amerikë, me këngën e titulluar “Are You Lonesome Tonight”.
– Në po këtë datë, të vitit 1974, këngëtari, kompozitori, muzikanti dhe aktivisti paqësor anglez, i cili fitoi famë botërore si themelues, bashkë-kantautor, bashkëvokalist dhe kitarist i bendit The Beatles, John Lennon bëri paraqitjen e tij të fundit në një koncert bashkë me Elton John, në Madison Square Gardens, në New York City. Lennon interpretoi tre këngët “Whatever Gets You Thru The Night”, “I Saw Her Standing There” dhe “Lucy In The Sky With Diamonds”.