Dua Lipa, J Balvin, Diplo, Skepta, AJ Tracey, Diplo, Elvana Gjata, Burak Yeter, Mahmood, Regard, Kida dhe Ledri Vula, janë vetëm disa nga emrat që do të pushtojnë skenën madhështore të këtij edicioni të Sunny Hill Festival. Për katër ditë me radhë, duke filluar nga data e sotme, 4 gusht si dhe përgjatë datave 5, 6 dhe 7 gusht, Parku i Gërmisë do të gjallërohet me performancat madhështore të artistëve vendor dhe ndërkombëtar.
Edicioni i 3-të i këtij festivali, pritet të jetë një nga ngjarjet më madhështore në Kosovë, njëherit ngjarje të kalibrit botëror.
Biletat për këtë festival mund të blihen ende përmes faqes zyrtare të Sunny Hill Festival.