Asnjë skuadër kosovare, nuk ka arritur që të luaj ndeshjen e Play Off-it në garat evropiane, mirëpo Ballkani është vetëm një hap larg.
Për të shkruar historinë, lojtarët e Ilir Dajës duhet që të triumfojnë në përballje me Klaskvik, e cila eliminoi kampionët e Malit të Zi, javën e kaluar.
Sonte (04.08.22), me fillim nga ora 20:00, në stadiumin legjendar Fadil Vokrri, suharekasit presin skuadrën nga Ishujt Faroe, në ndeshjen e parë kualifikuese në kuadër të Ligës së Konferencës.