Fondacioni “Shtatëmbëdhjetë”, sot (4 mars), shfaq filmin dokumentarin “Me dasht’, me dasht’, me dasht”, duke filluar nga ora 19:00, në Project Space dhe i cili është përshkruar si “Dokumentari më i bukur për dashuri, nga regjisorët vendas në vitet e fundit…”.
Filmi në fjalë tregon se si dashuria është energjia prapa të gjitha formave të artit, krijimit dhe kureshtjes. Përgjatë shfaqjes së filmit, i pranishëm do të jetë edhe regjisori Ilir Hasanaj, i cili pas dokumentarit do të zhvilloj një bisedë rreth procesit të punës dhe realizimit të filmit.