Klubi Alpin Prishtina, fton të gjithë adhuruesit e ecjes në natyrë, që të bëhen pjesë e aventurës së radhës, që do të realizohet këtë të diel (03.03.19), në Bjeshkët e Shalës së Bajgorës. Këto bjeshkë përbëjnë pjesën jugore të Masivit të Kopaonikut, ndërsa maja më e lartë në këtë kompleks është Maja e Bajrakut.
Siç njoftojnë organizatorët, ecja do të bëhet në kushte dimërore, por shtegu është i lehtë dhe transparent, kurse nisja bëhet afër fshatit Bajgorë, ndërsa në kthim, do të bëhet një pushim çaji në lokalet hoteliere të kësaj zone.
Nisja për në këtë udhëtim mbreslënës do të bëhet këtë të diel, në ora 07:00, nga parkingu i RTV21 dhe bileta për ju që dëshironi të udhëtoni me autobus është 10 euro, ndërsa për të tjerët që dëshirojnë të udhëtojnë me vetura private, është 5 euro.