Me rastin e ‘8 Marsit, ditës së nënave’, shoqata ‘Forumi për Iniciativë Qytetare’, e cila punon për të siguruar që qytetarët dhe komunitetet të jenë të angazhuar në vendimet që ndikojnë në jetën e tyre, organizon aktivitetin bamirës “Dhuro gjak për Nënën”.
Dhurimi i gjakut fillon nga ora 11:00 dhe do të zgjat deri në orën 13:00, në zyrat e ‘Forumit për Iniciativë Qytetare’. Motoja e këtij organizimi është ‘Në vend të dhuratave për nëna, dhuro gjak e shpëto jetë!’.