Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK-së), në vendin tonë po vazhdojmë të kemi një situatë të menaxhueshme me pandeminë CoViD-19.
Sipas raportit të 24 orëve të fundit, nga 16 mostra të testuara, dy qytetarë kanë rezultuar të infektuar me Coronavirus, ndërsa nuk është raportuar për të vdekur me COVID-19. Në raportin 24 orësh, gjithashtu bëhet e ditur se dhjetë (10) qytetarë janë shëruar nga infeksioni SARS-CoV-2. Aktualisht në nivel vendi janë 53 raste aktive me COVID-19.