Me datën 2 shkurt (e enjte), Cineplexx do të fillojë të shfaq filmin premierë filmin ‘Adnan Kafazi’. Regjisor i këtij filmi është, Genc Berisha dhe tematikë kryesore ka rrëzimin e personazhit, Adnan Kafazi nga pushteti i një gangsteri, që ka nën kontroll të gjithë qytetin.
Aktorët të cilët luajnë në këtë film, janë: Armend Baloku, Besart Sllamniku, Muhamed Arifi, Ylber Bardhi, Dukagjin Podrimaj, Edona Reshitaj, Armond Morina, Arta Muçaj, Shkumbin Istrefi, Fatmir Spahiu, Xhejlane Tërbunja, Ernest Malazogu, Lulzim Bucolli, Edita Sllamniku, Blin Sylejmani, Arjanit Mermullaku dhe Rita Krasniqi.
Biletat për filmin e lartpërmendur mund të blihen online përmes aplikacionit Cineplexx KS (iOs dhe android) apo në kinema, ndërsa oraret e filmit mund ti gjeni në www.cineplexx-ks.eu.