Komunikimin me Policinë e Kosovës është bërë shumë më i lehtë për paraqitjen e rasteve që kanë të bëjnë me dhunë, vjedhje, armë, shkelje të ligjit në komunikacion, korrupsion, substanca narkotike, e të tjera, falë Aplikacionit Mobil të emërtuar “Lajmëro Policinë”, i cili po vazhdon të jetë i qasshëm falas në ‘Play Store’, për të gjithë, në tri gjuhë: shqip, serbisht dhe anglisht.
Me qëllim të lehtësimit të bashkëpunimit, komunikimit të ndërsjellë me të gjithë, pa dallim dhe ofrimin e mundësisë për lajmërimin e rasteve të ndryshme në të gjitha rajonet dhe stacionet policore, Policia e Kosovës ka të publikuar edhe numrat kontaktues pa pagesë 192, 0800 19999, 038 550 999 si dhe numrat e të gjitha stacioneve policore, përfshirë edhe e-mailin zyrtar info@kosovopolice.com .
Policia e Kosovës falënderon të gjithë, për raportimin e rasteve të ndryshme dhe bashkëpunimin e ofruar në arritjen e objektivave të përbashkëta, për garantimin e një sigurie të përgjithshme dhe inkurajon të gjithë, pa dallim, në të gjitha rajonet policore, posaçërisht në rajonin e Mitrovicës në Veri, që edhe më tutje rastet të raportohen pa hezitim, në mënyrën më të lehtë dhe më të qasshme, përmes aplikacionit ‘Lajmëro Policinë’. Të gjitha raportimet nga ana e qytetarëve përmes këtij aplikacioni ofrojnë transparencë, konfidencialitet dhe anonimitet të plotë.
Të interesuarit mund të shkarkojnë Aplikacionin “Lajmëro Policinë” edhe përmes skanimit të QR-kodit, të cilin mund ta gjeni më poshtë lajmit: