Data e sotme, 25 nëntor, shënon “Ditën Botërore për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave”. Më 25 nëntor, të vitit 1960, ishin motrat Mirabal, të cilat u vranë brutalisht për shkak të identitetit të tyre si gra dhe aktiviste. Krimi i tyre i vetëm, ishte lufta për të drejtat e tyre kundër diktatorit Domenikas, Rafael Trujillo përgjatë viteve 1930-1961. Në vitin 1993, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, miratoi Rezolutën për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, e cila e përkufizon çdo akt të dhunës me bazë gjinore.
Me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit dhe parandalimit të dhunës ndaj grave, në gjithë botën, organizohen 16-të ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore, e cila fillon nga data 25 nëntor, kur edhe shënohet “Dita Botërore e Eliminimit të Dhunës ndaj Grave” dhe mbaron më 10 dhjetor, kur shënohet “Dita Botërore e të Drejtave të Njeriut”. Kjo fushatë gjashtëmbëdhjetë ditore, përdoret si një strategji organizimi nga individë dhe grupe, në tërë botën, për eliminimin e dhunës ndaj grave.