“As edhe një më shumë”, kështu është titulluar kampanja e sivjetme e fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës mbi Bazë Gjinore”, e cila fillon sot (25.11.22).
Hapja e fushatës ‘16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës në Bazë Gjinore’, do të bëhet në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, me një ceremoni që i dedikohet viktimave, kurse aktivitetet e tjera, rreth 200 sosh, do të shtrihen në gjithë Kosovën. Për 16 ditë, do të organizohen tryeza, diskutime, vizita në qytete e fshatra, takime në institucione e komuna, tubime me vajza e gra, vizita në shkolla, klube të sporteve, shoqata dhe biznese.