Me moton “Viti ndërkombëtar për eliminimin e punës së fëmijëve”, shënohet sot ( 12 qershor), “Dita Botërore Kundër Punës së Fëmijëve”. Në mbarë botën, vlerësohet se janë rreth 152 milionë fëmijë që janë të detyruar të punojnë dhe pothuajse gjysma e tyre, rreth 73 milionë fëmijë, kryejnë punë të rrezikshme.
“Në Kosovë, vlerësohet se rreth 5% e fëmijëve nga popullata e përgjithshme, nga mosha 5 deri në 17 vjeç, janë të angazhuar në punë, ndërkaq gjendja është edhe më e vështirë tek një numër i madh i fëmijëve nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptas, ku 7% e fëmijëve nga këto komunitete, vlerësohet se janë të angazhuar në punë”, kështu tha për Radio KFOR-in , koordinatori i programeve në “Save the Children” në Kosovë, Veton Kryeziu dhe më tutje shtoi: “Këto shifra janë shumë shqetësuese, duke vlerësuar faktin se 6.5% të tyre angazhohen në punë, në kushte të rrezikshme, për mirëqenien e tyre. Në vitin 2021, Save the Children, do të intensifikojë punën dhe avokimin për t’i mbajtur fëmijët të sigurt nga puna e fëmijëve dhe kthimin e tyre në mënyrë të sigurt në shkollë dhe mësim. Këto përpjekje do të formojnë kontributin e “Save the Children”, për t’i dhënë fund punës së fëmijëve në të gjitha format e saj deri në vitin 2025”.
Duke investuar tek të rinjtë, ne investojmë tek një e ardhme më e ndritur!