– Me 12 Qershor, të vitit 2008, këngëtarja e ndjerë Amy Winehouse, kishte performuar gjatë hapjes së një galerie në Moskë, për pronarin e skuadrës futbollistike ‘Chelsea’, Roman Abramovich. Është raportuar se këngëtarja për këtë paraqitje disa minutëshe ishte paguar 1 milion dollarë.
– Me 12 Qershor, të vitit 2005, bendi Pink Floyd, njoftoi se ata do të ribashkohen me ish bateristin, Roger Waters, i cili u largua nga grupi në vitin 1985 për të mbajtur një koncert në Londër. Kjo do të ishte hera e parë që grupi kishte performuar së bashku si kuartet, që nga turneu i tyre në vitin 1981.
– Në po këtë datë, të vitit 2019, rock bendi ‘Radiohead’ u detyrua të lansojë albumin e tyre para se të përfundohej plotësisht, pasi që disa hakerë e kishin vjedhur këtë album dhe kërkonin rreth 150 mijë dollarë nga grupi për të mos e publikuar atë. Në vend të kësaj, grupi lansoi albumin para kohe dhe fitimet nga ky album shkuan për aktivistë të ngrohjes globale.