– Më 13 Qershor, të vitit 1975, këngëtari John Lennon, bëri paraqitjen e tij të fundit publike në televizion, duke u shfaqur në spektaklin ‘Salute To Sir Lew Grade’. Këngëtari interpretoi këngët ‘Slippin And Slidin’, dhe ‘Imagine’.
– Në këtë datë, të vitit 1995, këngëtarja kanadeze Alanis Morissette, lansoi albumin e saj ‘Jagged Little Pill’. Ky album i solli këngëtares sukses ndërkombëtar, duke shitur mbi 30 milion kopje në gjithë botën. Ajo u bë këngëtarja e parë kanadeze të prekë majat e top listave në Amerikë, me këngët ‘Ironic’, ‘Hand in my Pocket’, ‘You oughta know’ dhe ‘You learn’.
– Më 13 Qershor, të vitit 2005, pas pesë muajsh përballje me gjykatën, këngëtari i ndjerë Michael Jackson, u shpall i pafajshëm për akuzat e abuzimit me fëmijë, në Santa Maria të Kalifornisë.