Kanceri i mushkërive vazhdon të jetë një nga kanceret më të zakonshme në mbarë botën, duke marrë më shumë jetë çdo vit sesa kanceri i gjirit, zorrës së trashë dhe prostatës, të gjitha së bashku. Është vlerësuar se kanceri i mushkërive përbën gati një në pesë vdekje nga kanceri në nivel global.
Kanceri i mushkërive ishte një sëmundje e rrallë në fillim të shekullit të 20-të, por paraqitja e tij është rritur gradualisht me rritjen e pirjes së duhanit, dhe është bërë lloji më i zakonshëm i kancerit në botë.
Fatmirësisht, kanceri i mushkërive është një sëmundje e parandalueshme, por duhet të kemi kujdes në faktorët që luajnë një rol në zhvillimin e kancerit, duke përfshirë produktet e duhanit, produktet industriale, uraniumi, rrezatimi, asbesti, ndotja e ajrit dhe ushqyerja jo e duhur.
Studimet e fundit kanë treguar se faktori kritik që rrit rrezikun e kancerit të mushkërive është frymëmarrja afatgjatë e materialeve kancerogjene.