– Më 1 gusht, të vitit 1981, televizioni muzikor MTV transmetoi, për herë të parë, programin e parë. Programin e hapi krijuesi i këtij televizioni John Lack, i cili e nisi programin me fjalët: “Zonja dhe zotërinj: Rock and Roll”. MTV është një nga televizionet më të mëdha në botë, që promovon të gjitha zhanret e muzikës ndërkombëtare.
– Sot feston ditëlindjen reperi, aktori dhe producenti amerikan Coolio, i cili lindi në vitin 1963 në Kaliforni të SHBA-ve. Ai ishte një nga reperët më të famshëm të viteve të 90-ta, derisa kulmin e karrierës e arriti me albumin e tij ‘Gangsta’s Paradise’, që fitoi edhe çmimin ‘Grammy’, për këngën më të mirë rap nga albumi me të njëjtin titull në vitin 1995.