Në garat e xhudos Grand Prix, që janë duke u mbajtur në Austri, xhudistet e Kosovës, Flaka Loxha dhe Erza Mumuniviq nuk arritën të lënë gjurmë. Dita e sotme (25.05.23), nisi me garueset Flaka Loxha dhe Erza Muminoviq, të cilave nuk u priu fati mjaftueshëm.
Loxha u ndal në luftën e parë në kategorinë deri 57 kilogramë, pasi u mposht nga spanjollja Jaione Equisoain. Në anën tjetër Erza Mumunoviq, fitoi luftën e parë, por u ndal në të dytën në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Në përballjen e xhiros së parë, xhudistja jonë fitoi me ‘ippon’ ndaj austriakes Carina Klaus-Sternwieser. Në raundin e dytë, Erza ishte u mposht nga Gultaj Mammadaliyeva, nga Azerbajxhani.
Në këtë garë, Kosova po merr pjesë me gjashtë garues dhe sërish ka shpresë për fitore të xhudistëve nga Kosova, meqë atje janë edhe përfaqësuesit tjerë, Akil Gjakova (-73 kg), Laura Fazliu (-63 kg) dhe Loriana Kuka (-70kg), të cilët do të ndeshen nesër (26.05.23), ndërsa Shpati Zekaj (-100 kg) do të ndeshet të shtunën (26.05.23).