Sëmundja e tiroideve është shumë e zakonshme, ku vetëm në Shtetet e Bashkuara rreth 20 milionë njerëz kanë një lloj çrregullimi të tiroideve. Gratë, kanë tetë herë më shumë gjasa për t’u diagnostikuar me një çrregullim të tiroideve sesa një burrë. Çrregullimet e tiroideve përfshijnë faktorë të shumtë, gjenetik, mjedisorë, sëmundje autoimune dhe mungesë të jodit. Sot, me 25 maj shënohet ‘Dita Botërore e Tiroideve’, fillimisht e shënuar në vitin 2007, nga Federata Ndërkombëtare e Tiroideve.
Në këtë ditë, organizohen aktivitete të shumta të për të rritur ndërgjegjësimin ndaj këtij çrregullimi. Disa nga simptomat e çrregullimeve të tiroideve përfshijnë: humbja apo shtimi në peshë, probleme me gjumin, stresi, nervozë, ndjenja e nxehtësisë, dobësi e muskujve, parregullsi apo ndërprerje e ciklit menstrual e simptoma të tjera.
Tema e cila këtë vit (2023), shënon ‘Ditën Botërore të Tiroideve’, thotë ‘Matni shtypjen e gjakut, kontrollojeni më shpesh atë dhe jetoni më gjatë!’.