– Sot me 26 maj, feston ditëlindjen këngëtari dhe producenti, Lenny Kravitz i lindur në vitin 1964, në New York. Albumi i cili i hapi dyert e suksesit në industrinë e muzikës këngëtarit Kravitz, ishte ai me titullin ‘Let Love Rule’, i realizuar në vitin 1989.
– Më 26 maj, të vitit 1994, këngëtari Michael Jackson, u martua me vajzën e Elvis Presley, Lisa Marie Presley, në një ceremoni sekrete në Republikën Dominikane. Çifti u ndanë pas 20 muajsh.
– Me 26 maj, të vitit 2022, ka vdekur në moshën 60 vjeçare, Andy Fletcher. Ai njihet si njëri prej themeluesve të Depeche Mode, një prej bendeve më të suksesshme të muzikës elektronike.