Në kuadër të ‘Muajit të Ndërgjegjësimit të Kancerit të Gjirit’, edhe sivjet do të mbahet ecja tradicionale nën motot “Zbulimi Hershëm – Mbijetesë”.
Ecja do mbahet më 26 tetor, ndërsa Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit- ‘JetaVita’ ka ftuar të gjithë që t’i bashkohen kësaj ecjeje tradicionale e cila fillon nga ora 12:00, para Teatrit Kombëtar.
Ky manifestim tradicional ka për qëllim vetëdijesimin e shoqërisë për rrezikun nga kanceri i gjirit si dhe nxitjen e institucioneve përgjegjëse për krijimin e kushteve më të mira për zbulimin e hershëm të sëmundjes dhe përmirësimin e kushteve të trajtimit në Kosovë.