Nesër (24 tetor), për here të parë në Kosovë do të shënohet “Dita Ndërkombëtare e Aksionit Klimatik”. Kjo ngjarje po organizohet nga ‘Kosovalive’ dhe ka për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve për ndryshimet klimatike.
Lidhur me këtë aktivitet, Radio KFOR-i ka kontaktuar me mentoren e projekteve në ‘Kosovalive’, Kreshnike Bruçi:
“Është hera e parë që po e organizojmë një aktivitet të tillë. Në këtë ngjarje do të shfaqen disa video që kanë të bëjnë kryesisht me ujin dhe mungesën e tij, të cilat do të ndikojnë në vetëdijesimin e qytetarëve për ndryshimet klimatike. Ne, nesër do të dalim së bashku me pjesëmarrësit ta pastrojmë lumin ‘Prishtevka’ si dhe do të ketë edhe aktivitete të tjera”.
Kjo ngjarje do të përfshijë edhe diskutime të cilat në thelb kanë ndikimin e ndryshimeve klimatike si dhe zvogëlimin e sasisë së ujit në botë.