Çdo 30 korrik, festojmë ‘Ditën Ndërkombëtare të Miqësisë’, e cila ka për qëllim të promovoj ndërtimin e lidhjeve të vërteta dhe njohjen e diversitetit kulturor. Miqësia – një forcë e paqes dhe harmonisë, na bashkon dhe na bën të ndihemi të përkrahur. Në këtë ditë, inkurajohemi të kultivojmë miqësi, të veprojmë me mirësi dhe të shfrytëzojmë teknologjinë për të përmbysur ndarjet shoqërore.
Janë miqtë e mirë, ata që krijojnë mundësi të reja për ne dhe ata që na gjenden pranë, në të gjitha momentet e rëndësishme të jetës sonë, qeshin me ne, qajnë me ne dhe krijojmë momente të paharruara. Është fat i madh për njerëzit që ruajnë dhe kultivojnë miqësi të tilla, të shëndosha.
‘’Dita Ndërkombëtare e Miqësisë’’ u krijua nga Kombet e Bashkuara (OKB), për të promovuar rolin që luan miqësia në promovimin e paqes, në shumë kultura.
Shënimi i kësaj dite, mund të ndihmojë në tërheqjen e vëmendjes ndaj sfidave globale të përbashkëta, si ndryshimet klimatike, pandemitë, varfëria dhe shkatërrimet natyrore. Bashkëpunimi dhe miqësia në mes të shteteve të ndryshme, ndihmojnë në gjetjen e zgjidhjeve dhe përpjekjeve të përbashkëta për këto sfida.