– Më 30 korrik, të vitit 1966, bendi The Beatles, filluan një seri pesë javore në vendin e parë në tabelën e albumeve më të dëgjuara amerikane, me albumin e titulluar ‘Yesterday…And Today’, album ky i publikuar vetëm në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada. Albumi mbahet mend kryesisht për polemikat rreth imazhit të kopertinës së tij origjinale.
– Më 30 korrik, të vitit 1988, solisti anglez Steve Winwood, filloi një garë katër javore, duke qëndruar në vendin e parë në tabelën e këngëve më të dëgjuara amerikane me ‘Roll With It’, kurse në Mbretërinë e Bashkuar, kënga në fjalë, u rendit në vendin e 53-të.
– Në po këtë datë, të vitit 2006, Shakira në duet me këngëtarin Wyclef Jean, filluan një garë katër javore, duke u renditur në vendin e parë, në listën e këngëve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar me këngën ‘Hips Don’t Lie’.