“Arrini tek çdo viktimë e trafikimit, mos e lini asnjë pas”, kjo është motoja e “Ditës Botërore kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore” e cila shënohet sot (30 korrik), e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në vitin 2013.
Krizat globale, konfliktet dhe urgjenca klimatike po përshkallëzojnë rreziqet e trafikimit me qenie njerëzore. Zhvendosja dhe pabarazitë socio-ekonomike po prekin miliona njerëz në mbarë botën, duke i lënë ata të pambrojtur ndaj shfrytëzimit nga trafikantët teka ata që nuk kanë status ligjor, jetojnë në varfëri, kanë qasje të kufizuar në arsim, përballen me diskriminim, dhunë ose abuzim.
Prandaj, fushata e caktuar për “Ditën Botërore Kundër Trafikimit të Njerëzve”, synon të rrisë ndërgjegjësimin për këtë dukuri dhe në këtë mënyrë të shtyhet vëmendja drejt atyre që mund të bëjnë ndryshim, në drejtim të ndryshimit të politikave dhe menaxhimit të burimeve kombëtare për të forcuar masat parandaluese, për të përmirësuar identifikimin e viktimave, për të rritur mbështetjen e të mbijetuarve dhe për t’i dhënë fund mosndëshkimit.