Për shkak të reshjeve të borës dhe temperaturave të ulëta, gjatë 24 orët e fundit në Kosovë, janë shënuar një numër i lartë i aksidenteve rrugore. Për këtë, ka njoftuar Policia e Kosovës e cila ka bërë të ditur se në këtë interval kohor, në rrugët e Kosovës kanë ndodhur 42 aksidente, prej të cilave fatkeqësisht, një ka përfunduar me fatalitet.
Në raportin e 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës bënë të ditur se nga numri i përgjithshëm i aksidenteve, 17 kanë qenë me të lënduar, 24 është numri i aksidenteve me dëme materiale, ndërkohë janë shqiptuar 1.001 gjoba trafiku.
Për të qenë të sigurt në rrugë, Policia e Kosovës çdo ditë apelon që të respektohen rregullat në trafikun rrugor dhe të përshtatet shpejtësia e automjetit, me kushtet e lëvizjes.