Ruajtja e energjisë elektrike, është një proces i rëndësishëm për të siguruar furnizimin e qëndrueshëm dhe efikas të energjisë. Ka disa mënyra për të ruajtur energjinë elektrike, e më poshtë lajmit ju sjellim disa nga to:
– Izoloni objektet e banimit.
– Izoloni dritaret dhe dyert me shirita dhe shkumë.
– Mbyllni perdet, roletat dhe kornizat e dritareve.
– Mbani të mbyllura dyert dhe dritaret, që të mos humbet nxehtësia.
– Nëse keni mundësi mendoni për ngrohje tjetër, e jo me rrymë.
– Akumuloni nxehtësinë në termo akumuluese gjatë natës, me tarifa të ulëta.
– Kontrolloni termostatin a është në rregull.
– Nëse nuk jeni në objekt më shumë se një ditë, shkyçni termot apo radiatorët.
– Bojlerin përdorni atëherë kur ju nevojitet.
– Akordoni termostatin e bojlerit mes 50°- 55°C.
– Ndërrojeni bojlerin nëse është i vjetër ose ngrohësin e bojlerit.
– Nëse nuk jeni në shtëpi, shkyçeni bojlerin.
– Makinat për larjen dhe tharjen e rrobave si dhe ato për larjen e enëve, aktivizojini mundësisht gjatë natës, me tarifa të ulëta.
– Përdorni furrat me mikrovalë, janë më efikase dhe shpenzojnë më pak rrymë.
– Frigoriferin mos e vendosni afër burimeve të nxehtësisë.
– Mos i lini të ndezura dritat, në hapësirat që nuk i shfrytëzoni.
– Përdorni poçet elektrik kursyes dhe dritat e neonit.
Ruajtja e energjisë elektrike është thelbësore për të zvogëluar varësinë nga burimet tradicionale të energjisë dhe për të ndihmuar në përdorimin më të efektshëm të energjisë së gjeneruar.