Jo rrallë herë dëgjojmë për përfitimet shëndetësore të puthjes. Puthja lehtëson stresin, djeg kalori dhe rritë imunitetin tuaj, tregojnë kështu studimet shkencore, ndërsa për të gjitha këto të mira, puthjes i është dedikuar edhe një ditë e veçantë. Çdo 6 korrik, shënohet “Dita Ndërkombëtare e Puthjes”. Nëse kthehemi pas në kohë, duhet të falënderojmë romakët që përhapën praktikën e puthjes në Evropë. Ata e përshkruan puthjen në tre forma: Osculum – që është një puthje miqësore në faqe, Basium – që është përkthim i puthjes në çift dhe Savium apo një puthje me pasion.
Në shoqërinë e lashtë romake, puthja ishte një tregues i rëndësishëm i statusit shoqëror. Sot mund të mos konsiderohet si diçka e tillë, mirëpo përçon po aq dashuri sa dikur.
A e keni menduar sa puthje dhuroni gjatë ditës, kur takoni miqtë, familjarët apo personin e zemrës?! E po, mos i numëroni fare, dhuroni puthje dhe dashuri për të gjithë ata që i doni dhe ju duan.
“Dita Ndërkombëtare e Puthjes” nuk ka të bëjë vetëm me puthjen me pasion në mes të një çifti, por për t’i ofruar njerëzit në përgjithësi. Puthja mund të jetë një përvojë e këndshme në vetvete, përmes së cilës shprehim dashurinë që kemi për të tjerët. Andaj, sot miq, në ‘Ditën Ndërkombëtare të Puthjes’, dhuroni puthje plot dashuri për personin e zemrës, miqtë e familjarët tuaj.