– Më 6 korrik, të vitit 1963, James Brown arriti në vendin e dytë në tabelën e albumeve amerikane me ‘Live At The Apollo’. E regjistruar në natën e 24 tetorit të vitit 1962, me shpenzimet e vetë Brown, albumi kaloi 66 javë në tabelën e albumeve më të dëgjuara ‘Billboard’. Në vitin 2003, albumi në fjalë, u rendit në pozitën e 24, në listën e 500 albumeve më të mira të të gjitha kohërave, të revistës ‘Rolling Stone’.
– Më 6 korrik, të vitit 1968, grupi The Rolling Stones, me këngën ‘Jumpin Jack Flash’ arritën që të radhiten në vendin e parë në SHBA, në Billboard. Keith Richards ka deklaruar se ai dhe Jagger e kanë shkruar tekstin e këngës, teksa qëndronin në shtëpinë e Richards, ku u zgjuan një mëngjes nga zhurma e kopshtarit, Jack Dyer që po kalonte pranë dritares. Kur Jagger pyeti se çfarë ishte ajo zhurmë, Richards u përgjigj: “Oh, that’s Jack – that’s jumpin’ Jack.
– Në këtë datë, të vitit 1985, Phil Collins zuri vendin e parë në tabelën e këngëve ‘Billboard’, me këngën ‘Sussudio’, kurse të 12-tin vend e zuri në Mbretërinë e Bashkuar. Kënga në fjalë, është nga albumi i tij i tretë, i titulluar “No Jacket Required”.