Në mbështetje të ‘Javës së Pestë për Siguri Globale Rrugore’, të Kombeve të Bashkuara dhe kampanjës SaveLIVES, sot (10 maj) në Sheshin Zahir Pajazi, nga ora 12:00, Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli”, Asociacioni Kosovar i Motorizimit “AMRKS” dhe me përkrahjen nga Forumi i Kosovës për Siguri në Rrugë, do të mbahen garat e ngasjes së biçikletave, me nxënës të shkollave fillore të klasave të 6-ta,7-ta dhe të 8-ta, nga tërë Kosova.
Nxënësit e përzgjedhur nga MASHT-i, do të garojnë me biçikleta, me qëllim të vlerësimit të njohurive të tyre në njohjen e shenjave dhe rregullave të trafikut, përmes shkathtësive teknike në ngasjen e biçikletës dhe në fund të garës do të shpallen edhe fituesit e kësaj gare.