Organizata Joqeveritare ”BSC Kosovo” dhe American Professional Education Center (APEC), tashmë kanë hapur aplikimin për pjesëmarrje në trajnimin “Ndërmarrësi Dhe Biznes Plane”, nga të cilat mund të përfitojnë Prishtina dhe Podujeva.
Për të kuptuar se cili është qëllimi i realizimit të këtij trajnimi, Radio KFOR-i kontaktoi drejtorin e BSC Kosovo, Besnik Krasniqi: “Ky trajnim ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve të të rinjëve me tema përmbajtësore dhe me cilësi të praktikave bashkëkohore të edukimit profesional dhe do t’i ndihmoj të rinjëve për punësim dhe vetëpunësim si dhe në zhvillimin e ndërmarrjeve të reja inovative”, tha drejtori Krasniqi.
Vlen theksuar se afati i fundit për aplikim është data 31 mars 2019, ndërsa trajnimet fillojnë me sot (10 qershor), 2019 në Prishtinë dhe më 17 qershor në Podujevë.
Ky trajnim i të rinjëve financohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe implementohet nga Business Support Centre Kosovo (BSCK) në partneritet me American Professional Education Centre (APEC).