Na ndajnë vetëm edhe 9 ditë nga fillimi i festivalit të shumëpritur ‘’Sunnyhill Festival’’, i cili siç kishte premtuar, pritet të jetë i zjarrtë, me pjesëmarrjen e yjeve të mëdhenj të muzikës botërore e vendore.
Me 04 gusht, kur edhe do të bëhet hapja e këtij festivali, pritet të performojnë: kryefjala e kësaj ngjarjeje muzikore, diva Dua Lipa, këngëtarët e njohur vendor, Elvana Gjata, Kida, Yll Limani, Sytë, Sancet, Jimpong & Friends, Art Lokaj & Eros, Sahati dhe Galoski.
Më 05 gusht,, në skenën e këtij festivali do të paraqiten përmes interpretimeve të tyre muzikore: këngëtari i famshëm botëror, J Balvin, Mahmood, Dhurata Dora, Azet & Zuna, Gheto Geasy, Cozman, Onat, Emir Taha, La Fazani, La Zwada, Yon Idy, Edon dhe Jimpong & Friends.
Festivali vazhdon tutje, me 06 gusht, me emra po kaq të mëdhenj të muzikës vendore e botërore, siç janë: Skepta, Aj Tracey, Mc Kresha & Lyrical Son, Ledri & Lumi B, Kamal, Lluni & Semi, Erno & Kreshnique, Nush, Dj Flow, Dj Banzz, Dj First, Fattizzle, Lekë dhe Liburn.
‘’Sunnyhill Festival’’ do të mbyllet më 07 gusht,, në parkun ‘Gërmia’, në Prishtinë, me artistë poashtu të dëshmuar të Industrisë muzikore vendore e botërore. Do të jenë: Diplo, Regard, Burak Yeter, Romeo Blanco, Labi Ramaj, Jimpong, Art Haliti, Vertigeux, Caboo, Bookie, Rrrron dhe Adrian.
Kujtojmë që ‘’Sunnyhill Festival’,’ një edicion të veçantë do ta ketë edhe në Tiranë, më 26, 27 dhe 28 gusht.