Shtabi i Përgjithshëm i KFOR-it, departamenti i Ekipit Monitorues Ndërlidhës të NATO-s (NALT), ka hapur një vend të lirë pune, për pozitën Asistent program. Kjo pozitë është një post i punësimit civil lokal LCH-5.
Kërkesat thelbësore rreth arsimit, përvojës dhe aftësive janë:
-Diplomë e kolegjit në marrëdhënie ndërkombëtare, administratë publike, drejtësi, shkenca politike, shkenca sociale, siguri ose një drejtim të ngjashëm.
Eksperienca e kërkuar:
-Minimumi 2 vjet përvojë pune në një rol administrativ vendor ose ndërkombëtar.
-Njohuri/eksperiencë të mirë pune të produkteve në MS Office (Word, Excel, PowerPoint dhe Outlook).
-Aftësi të mira komunikimi.
-Aftësi të mira të punës në ekip dhe aftësi organizative.
Kujdes:
Në pjesën e parë të formularit, duhet të siguroheni që të plotësoni seksionet që konfirmojnë nivelin e arsimit dhe certifikimin e trajnimit përkatës.
Kur plotësoni formularin e aplikimit, ju duhet t’i kushtoni vëmendje të veçantë pjesës së dytë. Në këtë seksion, ju kërkohet të jepni informacione dhe shembuj të përvojës suaj të punës, të cilat tregojnë se i përmbushni kërkesat thelbësore për këtë pozitë.
Kërkesat e gjuhës:
Aplikantët duhet të kenë aftësitë e mëposhtme gjuhësore:
Anglisht dhe Shqip, shumë mirë
Serbisht, e mjaftueshme.
Kandidatët që janë në listën e ngushtë për pozitën e lartpërmendur do të kryejnë një test gjuhësor dhe një test njohurish/aftësish, si pjesë e procesit të përzgjedhjes.
Aplikacionet duhet të dërgohen me e-mail, në recruitment@hq.kfor.nato.int, deri të premten, më 2 shtator. Formularët e aplikimit mund të dorëzohen edhe direkt në kutinë postare, në ndërtesën IZMIR, që është jashtë portave të Shtabit të Përgjithshëm të KFOR-it, në Film City.
Aplikimet e dërguara pas kohës së caktuar nuk do të pranohen. Vetëm kandidatët që janë në listën e ngushtë për intervistë do të kontaktohen.
Kjo pozitë është një post i punësimit civil lokal, LCH-5. Mbajtësi i postit duhet të jetë banor i ligjshëm i Kosovës, dhe do të punojë në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it, Film City, në Prishtinë.
Paga bazë për këtë pozitë, LCH-5, është 1,209.00 € në muaj.
Përfitimet e tjera të punësimit përfshijnë:
-Sigurim shëndetësor.
– 24 ditë pushim vjetor, për vit kalendarik.
-Deri në 7 ditë pushimi special, për vit kalendarik.
-Deri në 11 ditë pushime zyrtare, për një vit kalendarik.
Kandidatit të suksesshëm do t’i ofrohet një kontratë fillestare 12-mujore, e cila mund të shndërrohet në një kontratë me kohëzgjatje të pacaktuar, në varësi të performancës së kënaqshme dhe nevojës/financimit të vazhdueshëm operacional për pozitën.
Më shumë detaje lidhur me këtë pozitë si dhe aplikacionin për aplikim e gjeni në linkun e mëposhtëm: