Kombet e Bashkuara, në vitin 2017, vendosën që dita e sotme 30 shtatori, ti dedikohet “Ditës Ndërkombëtare të Përkthimit”, për të njohur rolin jetësor që luajnë përkthyesit dhe profesionistët e gjuhëve në kapërcimin e boshllëqeve të komunikimit dhe promovimin e mirëkuptimit kulturor.
Në një botë pa përkthyes, nuk do të kishim mundësi t’i lexonim veprat madhështore letrare të cilat lexohen me shumë ëndje, të përkthyera nga përkthyesit në shumë gjuhë të botës.
Prandaj, përkthyesit janë një pjesë e pazëvendësueshme e shoqërisë sonë dhe luajnë një rol të rëndësishëm në afrimin e kombeve, lehtësimin e dialogut, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit, komunikimit ndër-personal, ruajtjen e qartësisë dhe sigurimin e një klime pozitive dhe produktiviteti në diskursin publik ndërkombëtar.
Për të shënuar “Ditën Ndërkombëtare të Përkthimit”, çdo vit caktohet një temë e ndryshme, që nxjerr në pah çështjet specifike brenda profesioneve të përkthimit dhe interpretimit. Këtë vit tema që shënon këtë ditë, është “Përkthimi, art që ia vlen të mbrohet”.